spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
13:00
HomeKosovaZgjedhjet 2025Kusari-Lila: “Alternativa” garon e vetme në zgjedhjet lokale në gjashtë komuna

Kusari-Lila: “Alternativa” garon e vetme në zgjedhjet lokale në gjashtë komuna

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetarja e partisë “Alternativa”, Mimoza Kusari – Lila, bëri të ditur se partia e saj në zgjedhjet lokale të 12 tetorit do të garojë e vetme në gjashtë komuna.

Në një konferencë për media, ajo tha se në të gjashtë këto komuna Alternativa do të ketë lista për kuvende komunale.

- Advertisement -

“Në tri prej tyre do të kemi kandidatë për kryetarë të Komunave. Alternativa do të garojë me listë për asamble në komunat: Prishtinë, Gjakovë, Pejë, Prizren, Mitrovicë të Jugut dhe Mitrovicë të Veriut”, tha ajo.

Kusari – Lila shtoi se se po punojnë që të shtrihen edhe në Komunën e Gjilanit dhe atë të Ferizajt.

- Advertisement -

“Në tri nga Komunat e lartpërmendura do të kemi kandidatë për kryetarë. Të enjten do të hapim zyrën tonë në Mitrovicë. Në Mitrovicë të Jugut e mbështesim kandidatin e LVV-së për kryetar të kësaj komune, Faton Pecin, siç e mbështesim Qeverinë për veprimet në veri të vendit”.

Kusari-Lila tha se si parti po punojnë në programin e tyre qeverisës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat