spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
05:42
HomeKosovaKusari-Lila arsyeton bisedën me Radoiciqin, disa prej diskutimeve thotë se janë të...

Kusari-Lila arsyeton bisedën me Radoiciqin, disa prej diskutimeve thotë se janë të montuara

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e ka arsyetuar fjalën “brate (vëlla)” të përdorur në mesazhet e saj, të publikuara në media, me ish-deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq.

Në emisionin “Konfront” të KTV-së, ajo ka thënë se kjo fjalë në serbisht e ka kuptimin e mikut.

- Advertisement -

Ajo tutje ka thënë se e ka përmendur këtë fjalë në kuptimin e bisedës së lirë, ashtu siç thotë se e përdorë me deputetët e tjerë.

“Për të gjithë që e flasin gjuhën serbe ose malazeze e dinë kuptimin e fjalës ‘brate’ që nuk do të thotë fjalë e vëllait në veçanti, por fjalë e mikut. Në mënyrën se si përdoret si sinonim i bisedës së lirë, në kuptimin e tillë. Se sikur të ishte vëlla, sikur të ishte ai bashkëpunim ashtu siç po mundohet të aludohet, ai bashkëpunim do të vazhdonte. Gjuha është një komunikim me të cilën unë sot do ta kem një komunikim me cilindo deputet në përgjithësi, si nga pozita si nga opozita, pasi unë komunikoj lirshëm me të gjithë. Në gjuhën serbe dhe malazeze, në të dyja përdoret dhe kjo ka qenë në atë rrjedhë të diskursit të komunikimit. Unë nuk e flas gjuhën shumë mirë, kuptohem mirë. E kam mësuar që në fëmijëri ku jam rritur në Pejë, e kam rifreskuar në masë të madhe kur jam bërë zëdhënëse e Qeverisë në vitin 2003-2004 për shkak të shumë rrethanave”, ka thënë ajo.

- Advertisement -

Kusari-Lila, ka komentuar pretendimet që kishte bërë në seancë në Kuvendin e Kosovës gjatë të cilës kishte thënë se ka pamje të politikanëve të opozitës në përurimin e shtëpisë së kryeterroristit Milan Radoiçiq.

“Kam pyetur përfaqësuesit e opozitës, kur bënin britma të ndryshme, se a thua çfarë do të thoshin ata sikur të kishin parasysh apo shihnin video apo materiale nga përurimi i shtëpisë së tij (Radoiçiqit). E ardhmja do e tregoj këtë. Koha do të tregojë nëse ka foto apo video. Do të dëshmoj koha”, ka thënë Kusari-Lila.

“Unë kam kërkuar në kallëzimin penal që e kam dorëzuar kam bërë kërkesë prokurorisë së shtetit që të bëhet edhe superekspertiza. I qëndroj prapa deklarimit, kërkoj superekspertizën dhe kjo bëhet jashtë Kosovës”, ka thënë ajo.

Kusari-Lila ka shtuar se audiot e publikuara në media janë të falsifikuara dhe se nga analiza me programe që u janë bërë atyre kanë dalë se janë “copy-paste” të zërit të saj dhe jo bisedë e zhvilluar ashtu siç është publikuar.

“Ato janë copëza të ndara të bisedës me Simiqin, ndërsa ndërlidhja dhe pjesa tjetër e shtuar me Radoiçiqin janë pjesë që janë të vendosura që e bëjnë dallimin mes ambientit, zërit, në veçanti konfirmimet e mia që kanë dalë se janë copy-paste të vetë zërit tim ‘da-da’… Nga analizat përmes programeve në tregojë interferenca në sekondat e zërit ku vërehen valët e zërit që tregojnë ndërprerje të qartë, toni ndryshon papritur dhe këtë nuk e dëgjojmë me veshin tonë, këto janë vlerësime përmes pajisjeve të veçanta në softuer që e bëjnë vlerësimin e autenticitetit të audios”, ka potencuar ajo.

Në lidhje me bisedën me kryeterroristi Milan Radoiçiq, ajo u arsyetua duke thënë se ai në mënyrë të njëanshme ofroi gatishmëri për të garantuar siguri për zyrtarët e KOSTT-it të cilët do të zhvillonin takim me homologët e “Elektroseverit” në trafo-stacionin në Vallaq. Kjo ka qenë hera e vetme, që ajo thotë se ka komunikuar me të.

“Ka qenë insistim i Simiqit, që për prezencën e zyrtarëve të KOSTT-it në Vallaq, mund të garantojnë siguri. Jemi duke folur për kohën kur s’ka pas qarkullim të lirë në veri, maj i vitit 2022. Dhe ka insistuar, përkundër faktit që nuk është në Kosovë (Radoiçiqi), mund të jep garanci që këta zyrtarë të shkojnë atje pa problem. Në Vallaq kanë qenë edhe zyrtarët e “Elektroseverit” dhe kjo ka qenë në kontekst të kësaj bisede. Ai diskutim është zhvilluar në gjuhën shqipe. Kjo ka qenë tendencë e Listës Serbe për të krijuar komunikimin që mund t’i sjellë atij (Radoiçiqit) përparësi të tjera, gjë që s’ka ndodhur. Para se të ndodhte komunikimi, ka pasur kërkesa nga Lista Serbe në raport me Radoiçiqin dhe asnjë prej atyre kërkesave nuk ka vazhduar tutje”, ka thënë ajo.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat