spot_img
E premte, 3 Prill, 2026
13:50
HomeLajmeKusari-Lila kritikon opozitën: Po ngushtojnë hapësirën për konsensus, kostoja e zgjedhjeve bie...

Kusari-Lila kritikon opozitën: Po ngushtojnë hapësirën për konsensus, kostoja e zgjedhjeve bie mbi qytetarët

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, në konferencën e sotme pas mbledhjes së Qeverisë, ka mbështetur qëndrimet e kryeministrit Albin Kurti lidhur me ngërçin politik për zgjedhjen e presidentit të ri.

Kusari-Lila hodhi akuza ndaj partive opozitare, duke thënë se veprimet e tyre po e ngushtojnë hapësirën për konsensus, ndërsa theksoi se Lëvizja Vetëvendosje po i radhit si prioritet kërkesat e qytetarëve përmes projektligjeve dhe vendimeve ekonomike.

- Advertisement -

“Kostoja oportune e shkuarjes në zgjedhje kundrejt mosshkuarjes është e lartë dhe bie mbi kurrizin e qytetarëve të Republikës. Sot, kur kemi një seancë të jashtëzakonshme për ngritjen e çmimeve, me vetëdije të plotë po punohet që të krijohet një vakum tjetër përmes procesit zgjedhor”, deklaroi ministrja.

Kritikat për sjelljen e opozitës në Kuvend Sipas saj, sjellja e disa përfaqësuesve opozitarë gjatë seancave të fundit nuk përkon me nevojat reale të popullatës. Ajo përmendi largimin e PDK-së nga salla dhe mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare si shenja të mungesës së vullnetit për bashkëpunim.

- Advertisement -

“Ajo çfarë pamë dje nuk përkonte me prioritetet e qytetarëve. Prej largimit nga salla të subjektit më të madh opozitar, te qasja e drejtuesit të një subjekti tjetër dhe mosvotimi i katër marrëveshjeve ndërkombëtare, këto veprime nuk po lënë hapësirë për diskurs dhe bashkëpunim”, shtoi ajo.

Përgjegjësia e mazhorancës Kusari-Lila nënvizoi se Lëvizja Vetëvendosje është e vetëdijshme për përgjegjësinë që bart si grupi më i madh parlamentar, por paralajmëroi se konsensusi po bëhet gjithnjë e më i vështirë për shkak të barrierave politike.

„Ne po mundohemi t’i ngrisim më lart prioritetet dhe atë që qytetarët kërkojnë nga ne. Në këtë rast, ato janë projektligjet dhe vendimet që prekin mirëqenien e tyre. Hapësira për të pasur një konsensus të përbashkët po ngushtohet, por kjo nuk duhet të ndodhë në kurriz të qytetarëve“, përfundoi Kusari-Lila.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat