spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:17
HomeRajoniShqipëriaKush do ta udhëheqë në të vërtetë Xhaminë e Namazgjasë?!

Kush do ta udhëheqë në të vërtetë Xhaminë e Namazgjasë?!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

E vërteta e Xhamisë së Namazgjasë

storm•/Religjione: Myftiu i Tiranës, Gazment Teqja, është emëruar imam i Xhamisë së Namazgjasë, e cila u inaugurua sot me praninë e Presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe mijëra besimtarëve të pranishëm në ceremoni.

- Advertisement -

Në intervistën e tij të parë si imam i Xhamisë së Namazgjasë, dhënë për gazetarin e News24, Renaldo Salianji, Teqja shprehu emocionet e tij për këtë moment të veçantë. Ai foli për pritjen entuziaste nga besimtarët lidhur me funksionalizimin e xhamisë dhe për mënyrën se si ajo do të menaxhohet nga Fondacioni përgjegjës.

Foto: Myftiu i Tiranës, Gazment Teqja

“Ky Kuran është kaligrafi, i shkruar me dorë dhe është i vjetër; ka faqet e verdha, ka histori dhe është bërë enkas dhuratë për xhaminë, por më është dhuruar personalisht, në shenjë mirënjohjeje dhe respekti nga Presidenti Erdogan,” deklaroi imami Teqja. Ai shtoi se në këtë moment dhuratë ishin të pranishëm edhe Kryeministri i Shqipërisë dhe kryetari i Komunitetit Mysliman të Turqisë.

- Advertisement -

Për të adresuar debatet dhe aludimet lidhur me atë se kush do të jetë imam i Xhamisë më të madhe në Ballkan, Teqja u shpreh: “Unë jam imami i vetëm i emëruar këtu në xhami për momentin. Pra, jam i vetmi imam zyrtar. Më pas do të vendosen edhe imamët që do të më zëvendësojnë nga pala shqiptare, por mund të jetë dikush edhe nga pala turke. Por për momentin, unë jam i vetmi imam në këtë xhami.”

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat