spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
21:17
HomeRajoniShqipëriaKush është kandidati më i votuar në Shqipëri?

Kush është kandidati më i votuar në Shqipëri?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Blendi Gonxhja, kandidati i Partisë Socialiste në listën e hapur, ka rezultuar deri më tani më i votuari në radhët e kësaj force politike.

Vetëm në zonën e Vorës ai ka siguruar 4,759 vota, një mbështetje që ai e cilëson si emocionale dhe domethënëse.

- Advertisement -

I ftuar në një lidhje live për emisionin “Dekalog”, Gonxhja deklaroi:

“Është një sukses i [PS] ky rezultat i zgjedhjeve. Në fushatën time kam qenë më i fokusuar në Kombinat dhe kam bërë shumë takime në ato zona ku kam pasur një njohje më të madhe, siç ishte edhe Vora, nga ku erdhën votat më të marta në këto zgjedhje për mua si kandidat në listë të hapur të PS, deri më tani”.

- Advertisement -

“U ndjeva krenar por edhe shumë mirënjohës, për të gjithë ata që më kanë votuar. Ky është një moment shumë emocionues, që e përjetoj për herë të parë”.

“Nuk i kam komunikuar ende me kryesocialistin Edi Rama, por kemi kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e qarkut. Pres të marr ende vota nga diaspora, zona e Kamzës, Kombinati”, u shpreh Gonxhja.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat