Milan fitoi 2-3 në Sllovaki ndaj Slovan Bratislavës, duke marrë 3 pikë të rëndësishme në Champions.
Pulisic realizoi i pari, ndërsa vendasit u kundërpërgjigjën me Barseghyan.
Në pjesën e dytë, kuqezinjtë shënuan me Leao dhe Abraham, duke qetësuar kështu tifozët.
Goli i Marcellit futi në lojë vendasit, por vetëm kaq, pasi rezultati mbeti i njëjtë deri në fund.
Atletico Madrid triumfoi 0-6 ndaj Spartës së Pragës, në ndeshjen e luajtur në epet ARENA (Prague).
Alvarez dhe Correa spikatën, ndërsa “tundën rrjetën” edhe Llorente e Griezmman.



