“Prokuroria e kapur dhe në Shërbim të Opozitës”? Vetëvendosje reagon ashpër ndaj Prokurorisë së Shtetit, për intervistimin e Dejonës.
Një valë reagimesh politike ka përfshirë opinionin publik-politik, pas intervistimit të Dejona Mihalit, koordinatores së komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje. E thirrur në Prokurorinë Speciale, ajo është bërë epiqendra e një beteje të ashpër mes mazhorancës dhe opozitës, me akuza të ndërsjella për manipulim politik dhe (sh)kapje të drejtësisë.
Deputetë të VV-së kanë dalë fuqishëm në mbrojtje të saj, duke akuzuar Prokurorinë Speciale për motive të thella politike. Sipas tyre, ky është një sulm i drejtuar nga brenda institucioneve të kapura të drejtësisë në bashkëpunim me opozitën, vetëm disa muaj para zgjedhjeve, për të goditur partinë e tyre që është në qeveri.
Artan Abrashi ishte i pari që shpërtheu në rrjetet sociale, duke aluduar për një lojë të orkestruar kundër VV-së. “Po përgatisin terrenin për arrestime politike! Ky është veprimi i fundit i opozitës për të sabotuar qeverisjen e Vetëvendosjes!” – shkruan ai në një postim gati artilerik e të zjarrtë në Facebook.
Por nuk mbeti pas as Adnan Rrustemi, (që e quan vetën ekspert i ligjeve dhe që këtyre ditëve e ka në dorë njërin nga ligjet e prokurorisë për plotësim-ndryshim) i cili i përshkroi veprimet e Prokurorisë si pjesë e një strategjie të përgatitur për të dobësuar Vetëvendosjen në prag të zgjedhjeve: “Sa më afër zgjedhjeve, aq më shumë sulmet speciale do të intensifikohen kundër nesh. Por ata do të dështojnë,” deklaroi ai, duke mbrojtur fuqishëm qëndrimin e partisë së tij.
Ndërkohë, prokuroria ka refuzuar të japë detaje konkrete për çështjet që kanë të bëjnë me Mihalin, duke deklaruar se ajo është intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa hetime në zhvillim. Vetë Mihali, pas një intervistimi të gjatë, dha vetëm një përgjigje të shkurtër për gazetarët: “Do të ndihmoj në zbardhjen e të vërtetës.”
Dejona mund të jetë intervistuar për disa raste në pjesën Veriore, shtrim i rrugëve atje nga “Bageri i Durmishit”, dhe investimet të tjera, poashtu për Ministrinë e Hajrullahut, edhe për RTK-në dhe disa punësime të tjera, të cilat janë në hetim që disa kohë dhe siç merr vesh Storm-rks, se shpejti dikujt do t’i shkoj në tryez aktakuza, por për të cilat storm-rks, do të këtë diçka të vecant në ditët në vazhdim.
Opozita, nga ana tjetër, vazhdon të heshtë, duke i lënë hapësirë spekulimeve për një betejë të nxehtë politike që pritet të marrë përmasa të reja me afrimin e zgjedhjeve.
by: storm-rks