Komuna e Prishtinës ka njoftuar se duke filluar nga 1 gushti 2025 nuk do të ofrohet shërbim në platformën e-Kosova dhe në e-kioska për të gjithë ata që nuk e kanë bërë ndërlidhjen e adresës zyrtare.
Po ashtu, Komuna e Prishtinës tha se për shkak të mosdeklarimit të adresës zyrtare, do të kufizohet lëshimi i këtyre dokumenteve të gjendjes civile:
- Ekstrakti i lindjes
- Certifikata e vendbanimit
- Certifikata e shtetësisë
- Certifikata e bashkësisë familjare
Kufizime nuk do të kenë:
- Certifikata e lindjes
- Certifikata e martesës
- Certifikata e gjendjes martesore
- Certifikata e vdekjes
Po ashtu, nuk do të ketë kufizime për regjistrimet e reja të:
- Lindjes
- Martesës
- Vdekjes
Ku mund ta bëni ndërlidhjen e adresës zyrtare?
- Në Agjencinë Kadastrale të Kosovës (AKK) – sportelet 1 dhe 2 në objektin e vjetër të Komunës së Kryeqytetit
- Në sportelet e gjendjes civile në objektin e ri të Komunës
- Online, përmes platformës e-Kosova
Shënim:
Formularët dhe deklaratat e ndërlidhjes së adresës duhet të ruhen në dosje të veçantë, të ndara nga dosjet e regjistrimeve apo verifikimeve të lindjes, martesës dhe vdekjes.
Për më shumë informacion, ju lutemi drejtohuni në sportelet e gjendjes civile ose kontaktoni Komunën e Kryeqytetit.