spot_img
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
05:24
HomeKosovaPrishtinaKush nuk lidh adresën zyrtare deri më 1 gusht, humbet akses për...

Kush nuk lidh adresën zyrtare deri më 1 gusht, humbet akses për shërbimet e‑Kosova

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se duke filluar nga 1 gushti 2025 nuk do të ofrohet shërbim në platformën e-Kosova dhe në e-kioska për të gjithë ata që nuk e kanë bërë ndërlidhjen e adresës zyrtare.

Po ashtu, Komuna e Prishtinës tha se për shkak të mosdeklarimit të adresës zyrtare, do të kufizohet lëshimi i këtyre dokumenteve të gjendjes civile:

- Advertisement -
  • Ekstrakti i lindjes
  • Certifikata e vendbanimit
  • Certifikata e shtetësisë
  • Certifikata e bashkësisë familjare

Kufizime nuk do të kenë:

  • Certifikata e lindjes
  • Certifikata e martesës
  • Certifikata e gjendjes martesore
  • Certifikata e vdekjes

Po ashtu, nuk do të ketë kufizime për regjistrimet e reja të:

- Advertisement -
  • Lindjes
  • Martesës
  • Vdekjes

Ku mund ta bëni ndërlidhjen e adresës zyrtare?

  • Në Agjencinë Kadastrale të Kosovës (AKK) – sportelet 1 dhe 2 në objektin e vjetër të Komunës së Kryeqytetit
  • Në sportelet e gjendjes civile në objektin e ri të Komunës
  • Online, përmes platformës e-Kosova

Shënim:

Formularët dhe deklaratat e ndërlidhjes së adresës duhet të ruhen në dosje të veçantë, të ndara nga dosjet e regjistrimeve apo verifikimeve të lindjes, martesës dhe vdekjes.

Për më shumë informacion, ju lutemi drejtohuni në sportelet e gjendjes civile ose kontaktoni Komunën e Kryeqytetit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat