spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
04:29
HomeKulturë“Kush qau në parajsë”, Shqipëria e vitit 1996 në romanin e Irena...

“Kush qau në parajsë”, Shqipëria e vitit 1996 në romanin e Irena Shabanit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një nga botimet e reja që prezantohen në Panairin e Librit “Tirana 2025” është romani “Kush qau në parajsë”, i gazetares dhe autores shqiptare Irena Shabani.

Romani na zhvendos në Shqipërinë e vitit 1996, një periudhë e trazuar dhe e pasigurt, ku një grua përballet me një zgjedhje të vështirë që do të sfidojë kufijtë e ligjit dhe të ndërgjegjes njerëzore.

- Advertisement -

Autorja thotë se, “Kush qau në parajsë” është një roman i frymëzuar nga ngjarje të vërteta, që ndriçon jetët e njerëzve të zakonshëm, në një kohë të jashtëzakonshme.

Duke u mbështetur në kërkim të kujdesshëm dokumentar dhe në atmosferën e realitetit të viteve ’90, Irena Shabani ndërton një rrëfim të përmbajtur, të thellë dhe të ngarkuar me tension njerëzor. Ajo sjell një histori që flet për guximin, moralin dhe peshën e heshtur të zgjedhjeve që bëjnë njerëzit kur përballen me pamundësinë.

- Advertisement -

Irena Shabani është gazetare dhe autore shqiptare. Ky roman vjen vetëm një vit pas botimit të vëllimit poetik “Letrat që nuk më dërgove kurrë”, një përmbledhje me tone të ndjeshme dhe reflektuese mbi mungesën dhe dashurinë, atdheun dhe realitetet e heshtura të shoqërisë.

“Kush qau në parajsë” është botimi i tretë i autores dhe romani i parë i saj. Me këtë roman, Irena Shabani zgjeron horizontin e vet letrar drejt një gjuhe më narrative dhe introspektivë, duke mbetur besnike ndaj realizmit dhe ndjenjës njerëzore. /atsh

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat