spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
11:17
HomeKulturëShowBizKush tha që s'jemi bashkë? Gjesti konfirmon romancën me Eglin

Kush tha që s’jemi bashkë? Gjesti konfirmon romancën me Eglin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, ka reaguar për herë të parë pas shumë zërave që qarkulluan për prishjen e marrëdhënies së tij me këngëtaren Egli Tako.

Dyshja krijuan një lidhje të afërt brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 4”, ku ndanë edhe momente intime si puthje, duke i dhënë publikisht emër romancës së tyre

- Advertisement -

Gjatë kohës në shtëpi, lidhja e tyre u komentua shumë për afrimitetin, por edhe për ulje-ngritjet e shumta.

Pas përfundimit të spektaklit, u përhapën lajme se Gjesti dhe Egli ishin ndarë dhe secili kishte marre rrugën e vet.

- Advertisement -

Madje burime të ndryshme aluduan për një përfundim të papritur të romancës, ndërsa vetë çifti qëndroi në heshtje… deri më sot.

Gjesti publikoi sot projektin e tij më të ri muzikor me titull “Veshu ndrequ”, një këngë që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut, jo vetëm për melodinë, por edhe për tekstin me mesazhe të forta personale.

Në një nga vargjet, ai këndon:
“Kush ka thënë që bashkë nuk jena mo?”

Ky varg është marrë si një deklaratë indirekte për të sqaruar statusin e marrëdhënies me Eglin, duke lënë të nënkuptohet se lidhja e tyre vazhdon edhe pas daljes nga BBVA.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat