spot_img
E enjte, 26 Mars, 2026
14:05
HomeKosovaAfati i fundit për presidentin: Osmani kërkon seancë urgjente, Kurti në pritje...

Afati i fundit për presidentin: Osmani kërkon seancë urgjente, Kurti në pritje të opozitës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gjykata Kushtetuese ka publikuar aktgjykimin lidhur me dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit dhe procesin e zgjedhjes së shefit të ri të shtetit. Sipas vendimit, deputetët kanë tashmë pak më shumë se një muaj afat për të zgjedhur pasardhësin në krye të Presidencës.

Në aktgjykimin e saj, Kushtetuesja ka theksuar se dekreti i presidentes Osmani nuk prodhon efekt juridik për këtë çështje, duke u lënë hapësirë ligjore legjislativit që të përmbushë detyrimin kushtetues brenda 34 ditëve. Presidenca e ka mirëpritur këtë vendim, duke deklaruar se ai konfirmon mospasjen e shkeljeve kushtetuese nga ana e Osmanit.

- Advertisement -

Thirrja për seancë urgjente dhe reagimi i Presidencës Nga zyra e presidentes u bë thirrje që Kuvendi i Kosovës të caktojë sa më parë datën e seancës për zgjedhjen e presidentit të ri. “Presidentja u bën thirrje deputetëve që urgjentisht ta kryejnë këtë detyrim. Ftojmë Kuvendin që të caktojë datën e seancës për t’i dhënë vendit stabilitet dhe siguri”, thuhet në reagimin e djeshëm të Presidencës.

Pritja e opozitës dhe lëvizjet e Albin Kurtit Në anën tjetër, kryeministri Albin Kurti ka nisur ftesat për liderët e partive opozitare për të diskutuar rreth emrit të ri të presidentit. Megjithëse deri më tani ka pasur një masë bllokuese nga Gjykata, partitë si PDK dhe LDK kishin shprehur gatishmëri për takim vetëm pas shpalljes së këtij aktgjykimi.

- Advertisement -

Deri në këto momente, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar dy figura për këtë post:

  • Glauk Konjufca

  • Fatmire Kollçaku

Të dy kandidatët janë pritur me rezistencë nga opozita, e cila po kërkon një figurë më konsensuale që përfaqëson unitetin e popullit. Se kur do të mbahen takimet mes liderëve dhe nëse do të arrihet një marrëveshje brenda afatit 34-ditor, mbetet të shihet në ditët në vijim.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat