spot_img
E hënë, 30 Mars, 2026
19:05
HomeKosovaKushtetuesja e hedh poshtë kërkesën e Haxhiut për vlerësimin e kushtetutshmërisë së...

Kushtetuesja e hedh poshtë kërkesën e Haxhiut për vlerësimin e kushtetutshmërisë së “procedurës për zgjedhjen e Presidentit”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë kërkesën e kryeparlamentares Albulena Haxhiu dhe nëntë deputetëve të tjerë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit.

Kushtetuesja njoftoi se ka vendosur njëzëri që ta hedhë poshtë kërkesën dhe të refuzojë kërkesën vendosjen e masës së përkohshme.

- Advertisement -

“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, më 30 mars 2026, ka vendosur për kërkesën me numër të rastit KO68/26, të parashtruar nga znj. Albulena Haxhiu dhe 9 (nëntë) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për vlerësimin e kushtetutshmërisë së “procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës”. Gjykata, njëzëri, vendosi: TË REFUZOJË kërkesën për vendosjen e masës së përkohshme; T’UA KUMTOJË këtë Vendim palëve; TA PUBLIKOJË këtë Vendim në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, në pajtim me paragrafin 4 të nenit 20 (Vendimet) të Ligjit Nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës; TË KONSTATOJË që ky Vendim hyn në fuqi menjëherë, në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit”, thuhet në njoftim.

Haxhiu dhe deputetët i kishin kërkuar Gjykatës Kushtetuese ta vlerësojnë kushtetutshmërinë e “procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës”, duke pretenduar se “deputetët e opozitës, me mos pjesëmarrje në seancën e jashtëzakonshme dhe votim për zgjedhjen e Presidentit të mbajtur me 5 mars 2026 kanë shkelur Kushtetutën dhe janë në kundërshtim me detyrat dhe përgjegjësitë e tyre të përcaktuara nga Aktgjykimi i lartpërmendur [KO124/25]”.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat