Juristja e mediave Flutura Kusari, ka bërë të ditur se Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se Ligji për KPM-në, për të cilin ka pasur shumë vërejtje nga shoqëria civile dhe mediat, është në kundërshtim me Kushtetutën.
“Vendimi i plotë nuk është publiku ende por këto janë pikat që janë përmendur në komunikatën për media, e që janë kundër kushtetuese: Mënyra e propozimit të anëtarëve të KPM-së cenon pavarësinë e KPM-së, Të paktën 5 anëtare të komisionit duhet të jenë gra, Kriteret për shkarkimin e kryetarit dhe të anëtarëve të KPM-së janë kundërkushtetuese, Rregullimi i sanskioneve poashtu është kundërkushtetues. Gjykata ka gjetur që disa nene megjithatë janë në pajtim me Kushtetutën por meqë nenet kryesore janë kundërkushtetuese ligji nuk mund të qëndrojë në fuqi”, ka shkruar ajo.