spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
06:39
HomeKosovaKuvendiKuvendet e Kosovës dhe Shqipërisë mbajnë seancë të përbashkët

Kuvendet e Kosovës dhe Shqipërisë mbajnë seancë të përbashkët

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë në orën 11:00 mbajnë një seancë të përbashkët, ku ndër të tjerë deputetëve pritet t’u adresohen edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama.

Seanca është caktuar në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, që është mbajtur të hënën.

- Advertisement -

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes, Mimoza Kusari-Lila, ka theksuar se në agjendën e këtij takimi do të jetë adresimi i dy kryetarëve të kuvendeve, dy kryeministrave dhe shefave të grupeve parlamentare.

Nga Kuvendi i Shqipërisë pritet të vinë rreth 60 deputetë. Kjo do të jetë hera e dytë e këtij formati, që bën bashkë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë dhe të Kosovës, pas mbledhjes së parë që u zhvillua në Tiranë në 2022.

- Advertisement -

Pikat e seancës:

Arritja në Sallën e Seancave Plenare të Kuvendit të Kosovës

Hapja e aktivitetit me ekzekutimin e Himneve Kombëtar

Fillon Seanca e përbashkët plenare në Kuvendin e Kosovës

Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës (10 min)

Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (10 min)

Mesila Doda, Kryetare e Grupit Parlamentar Demokraci dhe Integrim, Kuvendi i Shqipërisë (3 min)

Besnik Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kuvendi i Kosovës (3 min)

Fatmir Mediu Anetar i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim, Kuvendi i Shqipërisë (3 min)

Enis Kervan, Kryetar i Grupit Parlamentar Multietnik, Kuvendi i Kosovës (3 min)

Arben Gashi, Kryetar i i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës (3 min)

Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kuvendi i Shqipërisë (5 min)

Abelard Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës (5 min)

Niko Peleshi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Kuvendi i Shqipërisë (5 min)

Mimoza Kusari-Lila, Kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Kuvendi i Kosovës (5 min)

Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë (10 min)

Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës (10 min)

Mbyllja e Punimeve.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat