spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:45
HomeOpinioneShkruaj TiKuvendi i bllokuar mes patriotizmit politik dhe obligimit kushtetues,

Kuvendi i bllokuar mes patriotizmit politik dhe obligimit kushtetues,

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Avokati Arifi: Moszbatimi i Kushtetutës po mban të bllokuar Kuvendin e Kosovës


Procesi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës po vazhdon të mbetet i bllokuar për shkak të moszbatimit të nenit 67, paragrafi 4 të Kushtetutës, ka vlerësuar avokati Alban Arifi në një reagim pas zhvillimeve të fundit në seancën plenare. Dispozita kushtetuese në fjalë obligon Kuvendin që, përveç nënkryetarëve nga partitë shqiptare, të zgjedhë edhe një nënkryetar nga radhët e deputetëve të komunitetit serb.

- Advertisement -

Sipas Arifit, mospërkrahja e kandidatit të propozuar nga komunitetet joshumicë-serbe rrezikon të prolongojë edhe më tej procesin e formimit të Kryesisë së Kuvendit, duke shkaktuar vonesa në funksionalizimin e institucioneve të tjera.

“Një bllokim i tillë, i mbështetur në thirrje patriotike, vetëm sa e thellon krizën institucionale dhe pengon funksionimin normal të institucioneve,” tha ai.

- Advertisement -

Avokati kujtoi se Kushtetuta nuk lë hapësirë interpretimi në këtë pikë dhe se të gjithë deputetët e kanë për obligim të respektojnë aktin më të lartë juridik të vendit. “Tani përgjegjësia bie mbi të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës. Votimi nuk duhet të shndërrohet në garë për të dëshmuar kush është më patriot se tjetri, por në një akt të përgjegjësisë politike dhe kushtetuese, në funksion të demokracisë dhe interesit qytetar,” u shpreh Arifi.

Ky reagim vjen në një kohë kur Kuvendi nuk ka arritur ende të zgjedhë të gjithë nënkryetarët, duke lënë të hapur çështjen e konstituimit të plotë të tij. Pa Kryesi funksionale, proceset institucionale rrezikojnë të mbesin të paralizuara, duke prodhuar krizë të re politike në vend.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat