spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:29
HomeKosovaKuvendiKuvendi i Kosovës pritet që sot nga ora 12:00 të vazhdojë seanca...

Kuvendi i Kosovës pritet që sot nga ora 12:00 të vazhdojë seanca konstituive.

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Partitë opozitare, LDK, PDK dhe AAK, kanë konfirmuar pjesëmarrjen, por ende nuk kanë bërë të ditur nëse do të votojnë raportin e verifikimit të kuorumit.

Mbajtja e kësaj seance vjen pas përgjigjes që presidentja Vjosa Osmani i dërgoi kryesuesit të seancës, deputetit Avni Dehari, duke theksuar se deputetët duhet të themelojnë dhe jo të bllokojnë proceset.

- Advertisement -

Ajo iu ka referuar praktikës gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, përkatësisht në Aktgjykimin e saj në Rastin Nr. KO72120.

“Në të njëjtin Aktgjykim, Gjykata gjithashtu sqaron se: ‘asnjë normë kushtetuese nuk mund të interpretohet në atë mënyrë që të bllokojë themelimin dhe funksionimin efektiv të pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv”, duke theksuar gjithashtu se qëllimi i Kushtetutës sonë është themelimi i shpejtë i institucioneve”, ka theksuar ajo.

- Advertisement -

Seanca konstituive e Kuvendit ka dështuar të martën, pasi raporti i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve nuk mori votat e mjaftueshme të deputetëve.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat