spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
19:54
HomeKosovaKuvendiKuvendi mblidhet sërish në një seancë të dështuar ende pa nisur

Kuvendi mblidhet sërish në një seancë të dështuar ende pa nisur

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputetët do të mblidhen sërish sot për një tentim të radhës për konstituim të Kuvendit të Kosovës.

Kjo është përpjekja e tetëmbëdhjetë me radhë që prej pesëmbëdhjetë prillit kur ka filluar seanca konstituive.

- Advertisement -

Vazhdimi i seancës konstituive bëhet në orën 10:30 – pa shpresë se do të ketë zhbllokim të situatës.

Çështja e konstituimit të legjislaturës së nëntë ka ngecur te votimi i kryetarit të Kuvendit pasi partia e parë e dalë nga zgjedhjet e nëntë shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje – në koalicion me Guxo dhe Alternativa nuk po arrin t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për të zgjedhur Albulena Haxhiun kryeparlamentare.

- Advertisement -

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë kërkuar ndërrim të kandidatit të propozuar ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur kundër çdo propozimi të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në disa seanca, kryesuesi i seancës, Avni Dehari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka tentuar që procesi i votimit të bëhet në mënyrë të fshehtë, por kjo nuk është përkrahur nga partitë e tjera parlamentare.

Që prej pesëmbëdhjetë prillit, deputetët po mblidhen çdo 48 orë për konstituim të Kuvendit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat