spot_img
E shtunë, 18 Prill, 2026
06:25
HomeSiguriaUshtriaKuvendi miraton me 89 vota pro dërgimin e FSK-së në Gaza

Kuvendi miraton me 89 vota pro dërgimin e FSK-së në Gaza

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

E PLOTËSUAR / Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës kanë miratuar dërgimin e trupave të Forca e Sigurisë së Kosovës në Gaza, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese.

Vendimi u mor me 89 vota për, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, duke i dhënë dritë jeshile misionit jashtë vendit.

- Advertisement -

Sipas vendimit parlamentar, forcat e Kosovës do të jenë pjesë e një misioni ndërkombëtar që synon stabilizimin e situatës në Gaza.

Dërgimi i FSK-së në Gaza, Maqedonci: Forcon profilin ndërkombëtar të Kosovës

- Advertisement -

Kuvendi i Kosovës është duke shqyrtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se të gjitha operacionet ushtarake të Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese do të kryhen në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara.

“Dërgimi i FSK-së në këtë mision përfshin pjesëmarrjen e personelit të FSK-së në kuadër të komandës së unifikuar të Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese, e cila si mision ka të mbështes zbatimin e planit gjithëpërfshirës për t’i dhënë fund luftës në Gaza”, tha ai.

“Ky vendim forcon profilin ndërkombëtar të shtetit tonë, afirmon profesionalizmin e FSK-së dhe vendosë Republikën tonë në radhën e shteteve jo veç që përfitojnë nga siguria ndërkombëtare, por edhe kontribuojnë aktivisht në ruajtjen e rendit ndërkombëtar”, tha ministri i Mbrojtjes.

“Ne si PDK e kemi përkrahë këtë vendim edhe në komision dhe do ta përkrahim e do ta votojmë sërish. FSK dhe Kosova janë duke e dëshmuar çdo ditë jo veç shpenzues, por edhe prodhues i sigurisë. Këtë e kemi dëshmuar edhe në të kaluarën edhe tash”, tha Rrahman Rama nga PDK.

Fadil Hadërgjonaj tha se FSK ndër vite ka dëshmuar profesionalizëm të lartë, standarde të larta etike dhe performancë të shkëlqyer brenda dhe jashtë vendi. Ai në emër të LDK-së kërkoi sjelljen në Kuvendin e Kosovës për miratim marrëveshjen për Bordin e Paqes, prej nga ka derivuar edhe vendimi për dërgimin e trupave ushtarake në Gaza.

“Kërkojmë nga Ministria e Mbrojtjes dhe Qeveria e Kosovës që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të garantuar mbështetje të plotë për personelin tonë në aspektin administrativ, operacional, logjistik, shëndetësor dhe financiar para dhe gjatë përfundimit të këtij misioni”, tha deputeti i LDK-së, duke shprehur përkrahje për këtë vendim.

Albana Bytyqi tha se me këtë vendim garantohet që Kosova përveçse është përfituese e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, njëkohësisht është edhe kontribuese aktive e ruajtjes së tyre.

“Ky vendim i institucioneve të shtetit tonë është dëshmi e rritjes së besimit ndërkombëtar si partner i përgjegjshëm dhe i besueshëm në Ballkan”, tha ajo.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat