spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
03:55
HomeKosovaKuvendiKuvendi në ngërç: sot përpjekja e 20-të për konstituim

Kuvendi në ngërç: sot përpjekja e 20-të për konstituim

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputetët e zgjedhur më 9 shkurt do të mblidhen sërish sot në Kuvendin e Kosovës në përpjekjen e 20-të për konstituimin e Legjislaturës së nëntë. Vazhdimi i seancës konstituive është paraparë të nisë në orën 11:00.

Të mërkurën ka dështuar përpjekja e 19-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Sërish nuk u arrit të formohet komisioni për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

- Advertisement -

Nën drejtimin kryesuesit Avni Dehari, seanca nuk pati kuorum për vendimmarrje lidhur me komisionin zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, pasi subjektet politike parlamentare, PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK-Nisma, nuk propozuan deputetë për anëtarë të këtij komisioni.

Për përbërjen e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës, votuan 54 deputetë, një votoi kundër, ndërsa abstenime nuk pati.

- Advertisement -

Derisa dështimi për konstituimin e Kuvendit po përsëritet tash e 19 herë, partitë politike vazhdojnë të kritikojnë njëra-tjetrën për bllokadën politike.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat