spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
06:26
HomeKosovaKuvendiKuvendi në pritje të konstituimit – nesër përpjekja e radhës

Kuvendi në pritje të konstituimit – nesër përpjekja e radhës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputetët e zgjedhur do të mblidhen sërish nesër në Kuvendin e Kosovës në përpjekjen e 29-të për konstituimin e Legjislaturës së nëntë.

Deputetët pritet të mblidhen nga ora 11:00 për vazhdimin e radhë të seancës, në përpjekje për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

- Advertisement -

Seanca e konstituive e Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e ndërprerë të shtunën, duke dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kryesuesi Avni Dehari edhe të hënën ftoi subjektet politike parlamentare të cilat nuk kanë propozuar deputetë për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me votim të fshehtë, që ta bëjnë këtë, por të njëjtat nuk paraqitën propozime.

- Advertisement -

Dehari hodhi në votim përbërjen e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës.

Për përbërjen e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës, votuan 48 deputetë, ndërsa kundër dhe abstenime nuk pati.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat