spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
18:09
HomeKosovaDrejtësiaKy është togeri i Policisë i arrestuar për spiunazh, i përfshirë në...

Ky është togeri i Policisë i arrestuar për spiunazh, i përfshirë në aktivitete që rrezikojnë sigurinë kombëtare

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një zyrtar policor është arrestuar tashmë nga Inspektorati Policor i Kosovës nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale në lidhje me veprën penale të spiunazhit.

Storm merr vesh se i arrestuari është Bojan Jevtiq. Ai kishte pozitë udhëheqëse në Polici dhe dyshohet se ka ndarë informacione konfidenciale të Kosovës me shërbimin sekret të Serbisë, BIA.

- Advertisement -

Arrestimi i tij në aksionin e përbashkët të AKI-së, PSRK-së dhe IPK-së, ka ardhur pas një hetimi një vjeçar që u zhvillua ndaj tij.

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi për këtë aksion që është duke ndodhur nën dyshimin për veprën penale të spiunazhit.

- Advertisement -

Qytetarë serbë të Kosovës por edhe shqiptarë janë arrestuar viteve të fundit për spiunazh te BIA.

Madje, ka pasur edhe dënime të gjykatave për këtë, siç është rasti i fundit i Aleksander Vllajiq, që u dënua me 5 vjet burgim për spiunazh, vepër të cilën e pranoi vet që e ka kryer.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat