spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:23
HomeKosovaDrejtësiaKy është vendimi për dy sulmuesit e kryetarit të Pejës

Ky është vendimi për dy sulmuesit e kryetarit të Pejës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gjyqtari i procedurës paraprake ka vendosur që t’ua vazhdojë masën e ndalimit edhe për 48 orë, dy të dyshuarve për sulmin fizik ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, të pandehurve iu ka caktuar masën e ndalimit edhe për 48 orë, deri në marrje të vendimit lidhur me kërkesën për caktim të masës së paraburgimit”, ka thënë Elzana Kastrati zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Pejë.

- Advertisement -

Muhaxheri u sulmua nga dy persona të shtunën në mëngjes. Motivet e sulmit nuk janë bërë të ditura.

 

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat