spot_img
E martë, 31 Mars, 2026
18:10
HomeKulturëShowBizKylie Jenner "ndez" rrjetin nga parajsa tropikale: Pushime luksoze me Timothée Chalamet?

Kylie Jenner “ndez” rrjetin nga parajsa tropikale: Pushime luksoze me Timothée Chalamet?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ylli botëror Kylie Jenner ka tërhequr vëmendjen e miliona ndjekësve me disa fotografi të reja nga pushimet e saj në një plazh tropikal, ku shfaqet në formë të shkëlqyer fizike.

28-vjeçarja publikoi të hënën imazhe ku shihet e veshur me bikini me dantella në ngjyrë jeshile neoni, të kombinuara me saten argjendi – një stil unik që anon më shumë nga të brendshmet sesa nga rrobat klasike të banjës. Në përshkrimin e fotove, ajo u mjaftua me fjalën “parajsë”.

- Advertisement -

Edhe pse Kylie nuk publikoi asnjë imazh krah partnerit të saj, aktorit Timothée Chalamet, ky i fundit ndau po atë ditë fotografi nga një vend që dukej identik me plazhin e Jenner, duke përforcuar dyshimet se çifti po kalon pushimet së bashku.

Një lidhje që po forcohet Çifti, i cili është në një marrëdhënie që nga viti 2023, u pa për herë të fundit publikisht më 15 mars në festën e “Vanity Fair Oscars”. Megjithatë, dedikimi më i rëndësishëm erdhi gjatë “Critics Choice Awards 2026” në janar, ku Chalamet, pasi fitoi çmimin për Aktorin më të Mirë për filmin Marty Supreme, bëri një falënderim të rrallë publik.

- Advertisement -

“Dua të falënderoj partneren time prej tri vitesh… Nuk do ta bëja dot këtë pa ty”, u shpreh aktori drejtuar Kylie-t.

Rrugëtimi i tyre: Nga Parisi në Los Anxhelos Kylie dhe Timothée u njohën në janarin e vitit 2023 gjatë Javës së Modës në Paris. Lidhja e tyre u bë publike disa muaj më vonë, kur u shfaqën së bashku në koncertin e Beyoncé në stadiumin “SoFi”. Që prej asaj kohe, Jenner ka qenë pranë tij në evente madhore si “Golden Globes 204” dhe “Oscars 2025”.

Përkundër famës globale, të dy kanë zgjedhur ta mbajnë jetën private larg vëmendjes së tepërt mediatike. Edhe nëna e aktorit, Nicole Flender, ka shprehur simpatinë e saj për Kylie-n, duke e cilësuar si “shumë të sjellshme dhe të këndshme”.

Para lidhjes me Chalamet, Kylie Jenner ishte në një marrëdhënie pesëvjeçare me reperin Travis Scott, me të cilin ka dy fëmijë: vajzën Stormi dhe djalin Aire.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat