Vendimi i Adrian Bajramit për t’u larguar nga radhët e Shqipërisë dhe për të përfaqësuar Zvicrën në të ardhmen, ka sjellë shumë indinjatë te tifozët kuqezinj.
Rrjetet sociale janë mbushur me komente kundër mbrojtësit, i cili nuk iu përgjigj ftesës së fundit të kuqezinjve duke vendosur në një situatë shumë të sikletshme trajnerin Silvinjo dhe FSHF-në.
Objektiv i sulmeve dhe sharjeve ndaj futbollistit kanë qenë adresat e tij në rrjetet sociale.
Menjëherë që pasi u bë publik lajmi, tifozët shqiptarë kanë mbushur postimet e lojtarit me komente nga më të ndryshmet, duke e cilësuar tradhti atë që kishte bërë.
Një situatë e cila ka detyruar futbollistin që të çaktivizonte komentet nga rrjetet sociale, pasi nuk kishte mënyrë tjetër për t’u përballur me reagimin e tifozëve shqiptarë ndaj tij.