spot_img
E hënë, 24 Nëntor, 2025
01:52
HomeKulturëShowBizLaerti puth me zor Valbonën, si reagoi banorja?

Laerti puth me zor Valbonën, si reagoi banorja?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Shtëpia e Big Brother VIP Albania u trondit nga një moment romantik mes Laert Vasilit dhe Valbonës.

Laerti iu afrua Valbonës dhe e puthi, duke i thënë fjalët: “Nëse nuk do të doja ty, s’ti falja fjalët e fundit”.

- Advertisement -

Ky moment ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit e reality show-t po diskutojnë mbi marrëdhënien mes dy banorëve.

Disa e panë si një hap të sinqertë nga ana e Laertit, ndërsa të tjerë po spekulojnë për ndikimin e këtij veprimi në lojën e tij.

- Advertisement -

Pjesë nga biseda:

Valbona: Më do ti mua?

Laerti: Të dua shumë

Valbona: Më do? Atëherë ma trego, ashtu siç ta tregoj unë ty.

Laerti iu afrua duke i thënë: “Hajde këtu, hajde…”, duke insistuar për ta puthur.

Valbona: Do të puth kur të dua unë.

Laerti u përpoq sërish: Do të puth sepse të dua… Më puth pra.

Valbona: Do të puth kur të dua unë ty.

Laerti: Atëherë mos më thuaj që nuk ta tregoj dashurinë.

Valbona: Pse, dashuria tregohet vetëm me puthje?

Laerti: Po, dashuria tregohet me puthje… Më lër të të puth. Pse e ul kokën?

Valbona: Dashuria tregohet me veprime, jo thjesht duke puthur dikë.

Laerti: Nëse nuk do të doja ty, s’ti falja fjalët e fundit. Nëse do të rrish në këtë shtëpi, kupto që shtëpia nuk ta do të mirën.

 

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat