Edhe mbrëmjen e sotme, Gerti ka bërë akuza të forta ndaj Laertit.
Kjo ka bërë që banori të preket, e madje të shpërthejë në lot, teksa u desh të shkonte në dhomën e rrëfimit për t’u qetësuar.
Ai ka treguar versionin e tij të historisë, për përplasjen me Gertin disa vite më parë
“Ka sjellë histori nga jashtë, drejtori i policisë së Sarandës ka qenë shok i imi në atë kohë dhe më është lutur ta kallëzoj. Unë kam thënë është shoku im më i mirë. Pas ca ditësh, djali i aktores së madhe e ka sjellë tek unë dhe ai më është ulur në gjunjë. Më tha që e kuptoj që ke qenë duke folur greqisht dhe nuk po e shaja. Ky kujtonte se po shaja këtë. Po sjell histori nga jashtë, po terrorizon gjithë shtëpinë, po i sulmon të gjithë”, tha Laerti mes lotësh.



