spot_img
E mërkurë, 17 Dhjetor, 2025
02:42
HomeKulturëLahuta shqiptare jehon në Vatikan në aktivitetin për nder të Shën Terezës

Lahuta shqiptare jehon në Vatikan në aktivitetin për nder të Shën Terezës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në kuadër të aktivitetit të zhvilluar për nder të Shën Terezës, ambientet solemne të Vatikanit u mbushën me jehonën e veçantë të lahutës shqiptare, instrument i cili konsiderohet si ndër më të vjetrit në Evropë.

Nga malësitë e Shqipërisë, zëri i saj arriti deri në qendrën shpirtërore të Vatikanit, duke shënuar një çast të veçantë krenarie kombëtare dhe afirmimi të trashëgimisë kulturore, ndërsa publiku evropian dëgjoi zemrën e traditës shqiptare.

- Advertisement -

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi e cilëson momentin si historik, duke theksuar se tingulli epik i lahutës, një nga instrumentet më të lashta të traditës shqiptare, u përcoll përpara publikut europian në zemrën shpirtërore të botës.

“Nga malësitë e Shqipërisë, në zemrën shpirtërore të botës, lahuta dëshmoi se trashëgimia jonë jeton, flet dhe bashkon”, shkruan Peleshi.

- Advertisement -

Lahuta është shpallur zyrtarisht pasuri e trashëgimisë kulturore jomateriale në listën e UNESCO-s, për mbrojtje urgjente.

Një nga thesaret më të çmuara të identitetit tonë kulturor, arti i të luajturit, të kënduarit dhe bërjes së lahutës, është tashmë pasuri botërore.

Arti i të kënduarit, të luajturit dhe bërja e lahutës përfaqësojnë një element thelbësore të identitetit në hapësirën shqiptare rurale të kultivuar ndër shekuj në krahinat veriore dhe përtej që nga Malësia e Madhe, Dukagjini, Malësia e Gjakovës, Rugova, Drenica, Plava dhe Gucia. Eposi i Kreshnikëve dhe balada të traditës shqiptare veriore, në duart e lahutarit kanë shprehur në shekuj virtytet e trimërisë, qëndresës, nderit, besës dhe mikpritjes. /atsh

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat