spot_img
E premte, 6 Mars, 2026
03:58
HomeKosovaLajçak takon Ministrin për Evropë në Paris: Franca, mbështetëse e fuqishme e...

Lajçak takon Ministrin për Evropë në Paris: Franca, mbështetëse e fuqishme e dialogut

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë vizitës në Paris ka takuar ministrin e Deleguar për Evropë, Benjamin Haddad, me të cilin tha se patën diskutim të mirë për dinamikën në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e progresit në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.

Lajçak shprehet se Franca është mbështetëse e fortë e dialogut.

- Advertisement -

Në postimin që ka bërë në platformën “X”, Lajçak shkruan: Gjithmonë kënaqësi të jem në Paris dhe të takohem me ministrin e deleguar për Evropë, Benjamin Haddad

“Gjithmonë kënaqësi të jem në Paris dhe të takohem me ministrin e deleguar për Evropë, Benjamin Haddad. Ne patëm një diskutim të mirë për dinamikën në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e progresit në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve. Faleminderit Francës për mbështetjen e fortë ndaj procesit”, shkruan Lajçak.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat