spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:44
HomeRajoniSerbiaLajçak të Vuçiq në Serbi

Lajçak të Vuçiq në Serbi

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, po viziton Serbinë, ku është takuar me Presidentin Vuçiq. Kjo vizitë dhe ky takim ndodhin pasi Lajçak disa ditë më parë ishte në vizitë në Kosovë. Vizitën në Serbi, vetë Lajçak e kishte paralajmëruar të hënën e 9 shtatorit, duke thënë se “pas Prishtinës do të vizitojë Beogradin për të përgatitur takimin e radhës në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve”, në nivel kryenegociatorësh mes dy palëve në Bruksel.

Duhet theksuar se këtë herë, gjatë vizitës në Prishtinë, Lajçak “thyeu traditën” duke mos vazhduar menjëherë me agjendën drejt Beogradit, siç ka vepruar zakonisht në të kaluarën. Ai i dha disa ditë kohë vetes, ndoshta për të analizuar më në detaje çështjet e diskutuara me institucionet e Kosovës dhe për t’u përgatitur për vizitën dhe takimet që po zhvillon sot në Serbi.

- Advertisement -

by: Storm-rks

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat