spot_img
E premte, 27 Mars, 2026
21:05
HomeEkonomiLAJM I MIRË / Rroga e 13-të pritet të shpërndahet të martën,...

LAJM I MIRË / Rroga e 13-të pritet të shpërndahet të martën, më 31 mars

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe anëtari i Komisionit për Buxhet e Financa, Fatos Geci, ka njoftuar qytetarët se rroga e 13-të do të shpërndahet të martën, më 31 mars.

Ai ka theksuar se ky sqarim vjen pasi, sipas tij, kohëve të fundit disa institucione dhe individë kanë shpërndarë informacione të pavërteta lidhur me këtë çështje.

- Advertisement -

“Njoftim për qytetarët. Rroga e 13-të do të shpërndahet të martën, më 31 mars, pasi që kohëve të fundit disa institucione dhe individë kanë shpërndarë informacione të pavërteta lidhur me këtë çështje. Urime!”, ka shkruar ai.

Në fillim të muajit, kryeministri Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së pati njoftuar se paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik do të ekzekutohet në fund të muajit mars.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat