spot_img
E shtunë, 11 Prill, 2026
12:25
HomeKosovaLajm i trishtë: Ndërron jetë babai i Albulena Haxhiut

Lajm i trishtë: Ndërron jetë babai i Albulena Haxhiut

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ka ndërruar jetë babai i kryetares së Kuvendit dhe njëherësh ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Haxhiu përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e të atit.

- Advertisement -

“Me zemër të thyer e dhimbje të thellë, njoftoj për ndarjen nga jeta të babit. Ai ishte shtylla jonë më e fortë, mbështetësi im më i madh, njeriu që na mësoi respektin për të tjerët dhe që, me dashuri të pastër, dinte të na mbante gjithmonë të bashkuar,” ka shkruar ajo.

Haxhiu thotë se varrimi bëhet në fshatin Lupç të Podujevës në ora 17:00.

- Advertisement -

“…në orën 17:00, në fshatin Lupç të Podujevës, do t’i japim lamtumirën e fundit babit tonë të dashur. Faleminderit të gjithëve për ngushëllimet në këto momente të rënda. Me mirënjohje të thellë, Familja Haxhiu”, ka shkruar kryepalamentarja.

Mund të jetë një imazh bardhezi i një ose më shumë persona

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat