spot_img
E martë, 30 Shtator, 2025
05:16
HomeRajoniShqipëriaLajmi i fundit / arrestohet Erion Veliaj

Lajmi i fundit / arrestohet Erion Veliaj

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

GJKKO ka vendosur masë sigurie për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, me kërkesë të SPAK. Mësohet se Gjykata e Posaçme ka vendosur “arrest me burg” për Veliajn.

Ndaj Veliajt, Prokuroria e Posaçme ka ngritur disa akuza.

- Advertisement -

Kryebashkiaku i Tiranës ka qenë në zyrën e tij kur është shoqëruar nga oficerët e BKH-së.

Kryebashkiaku Veliaj ndodhet në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe më pas do të dërgohet te Blloku i Sigurisë, tek Rruga “Mine Peza”.

- Advertisement -

Mësohet gjithashtu se GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Ajola Xoxën, bashkëshorten e Erion Veliajt.

Pas këtyre zhvillimeve, mediat raportojnë se kreu i qeverisë është nisur urgjent drejt Tiranës pas masës së sigurisë nga GJKKO për kryetarin e bashkisë Tiranë Erjon Veliaj.

Rama kishte planifikuar një drekë me zyrtarë dhe kryetarë bashkish të PS si dhe më pas do të zhvillonte një takim me strukturat e PS në Shkodër por i ka anulluar duke u nisur drejt kryeqytetit.

 

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat