spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
09:29
HomeKosovaKuvendiLAJMI I FUNDIT / Dështon për herë të 53-të konstituimi i Kuvendit,...

LAJMI I FUNDIT / Dështon për herë të 53-të konstituimi i Kuvendit, vazhdon sonte në orën 22:00

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Për herë të 53-të ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi sërish sot nga subjektet politike parlamentare të cilat nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit që ta bëjnë këtë, por propozime nuk pati.

- Advertisement -

Nga deputetë të pranishëm 107 në sallë, për votuan 56 deputetë, nuk pati asnjë votë kundër e asnjë abstenim.

Abelard Tahiri nga PDK-ja kërkoi që Dehari që të kthehet në pikën e rendit të ditës, duke respektuar Kushtetutën. Edhe Jehona Lushaku-sadriu nga LDK-ja, kërkoi që të kthehet në pikën e  rendit të ditës dhe të mos shkelet kushtetuta. Edhe Time Kadriajaj nga AAK-ja, kërkoi nga Dehari që të kthehet më pikën e rendit të ditës.

- Advertisement -

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, bëri me dije se seanca mbahet sonte në orën 22:00.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat