Ka dështuar për të dhjetën herë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Deputetët do të shihen sërish të hënën, për vazhdimin e 11-të, njoftoi kryesuesi i seancës, Avni Dehari.
Kandidatja për kryekuvendare nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu deri më tash nuk ka arritur të marrë votat e nevojshme të deputetëve për t’u ulur në karrigen kryesore të këtij institucioni.
Në përpjekjen e nëntë, Lëvizja Vetëvendosje propozoi që votimi të bëhet në mënyrë të fshehtë, por ky propozim u atakua nga partitë e tjera, të cilat e vlerësuan një tentim të tillë si shkelje të rregullores së Kuvendit dhe si rrjedhojë seanca u ndërpre për të vazhduar pas 48 orëve, ashtu siç e parasheh Kushtetuta e vendit.