spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:06
HomeKosovaKuvendiLAJMI I FUNDIT / Dështon përpjekja e natës për konstituimin e Kuvendit,...

LAJMI I FUNDIT / Dështon përpjekja e natës për konstituimin e Kuvendit, sytë nga Kushtetuesja

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Tentativa e 54-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, e mbajtur në orën 22:00, dështoi sërish.

103 deputetë ishin të pranishëm, por prapë nuk kaloi votimi për formimin e komisionit të fshehtë parlamentar për zgjedhjen e kryekuvendarit.

- Advertisement -

Nga nesër hyn në fuqi masa e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese, e cila ndalon deputetët të marrin çdo vendim apo ndërmarrin veprime pas kalimit të afatit 30-ditor për konstituim, të përcaktuar me aktgjykimin e 26 qershorit.

Kjo ndalesë do të jetë në fuqi nga 27 korriku deri më 8 gusht. Gjatë kësaj periudhe pritet një vendim i Kushtetueses për ngërçin politik.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat