spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
07:30
HomeSiguriaPoliciaGrabitje e armatosur në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

Grabitje e armatosur në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka ndodhur një grabitje e armatosur në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë.

Këtë për media e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

- Advertisement -

Ahmeti ka bërë me dije se, policia po kryen veprimet e nevojshme policore me qëllim të zbardhjes së rrethanave të rastit, si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.

“Sot rreth orës 16:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë”, ka thënë policia.

- Advertisement -

“Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një person i dyshuar nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë parash”, ka thënë policia.

“Aktualisht policia po kryen veprimet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, ka thënë policia.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat