spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
04:59
HomeKosovaKuvendiLAJMI I FUNDIT / Kriza vazhdon – Dështon edhe tentimi i 21-të...

LAJMI I FUNDIT / Kriza vazhdon – Dështon edhe tentimi i 21-të për Legjislaturën

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Për herë të 21-të ka dështuar përpjekja për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi sërish nga subjektet politike parlamentare të cilat nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit që ta bëjnë këtë, por propozime nuk pati.

- Advertisement -

Në sallë ishin 90 deputetë.

Kryesuesi procedoi me votimin e komisionit me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës, për të cilin votuan pro 53 deputetë, ndërsa 1 kundër dhe abstenime nuk pati.

- Advertisement -

Në këto rrethana, kryesuesi Avni Dehari njoftoi se Kuvendi do të vijojë punimet e seancës konstituive më 27 maj, në orën 11:00.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat