Për herë të 24-të ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi sërish nga subjektet politike parlamentare të cilat nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit që ta bëjnë këtë, por propozime nuk pati.
Në sallë ishin 96 deputetë, pro 53 votuan deputetë, 1 kundër dhe nuk pati abstenim.
Dehari bëri të ditur se seanca ndërpritet dhe se do të vazhdojë më 2 qershor, në orën 10:30.



