Përsëri tentim i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për krijimin e një komisioni ad-hoc për votim të fshehtë ka dështuar.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe Lista Serbe që të bëjnë propozimet e kandidatëve të tyre për komision, por këto parti nuk pranuan dhe nuk morën pjesë në votim.
Nga 111 deputetë të pranishëm, 53 vota ishin për, një kundër dhe asnjë abstenim.
Dehari bëri të ditur se seanca ndërpritet dhe se do të vazhdojë më 5 qershor, në orën 11:00.



