spot_img
E mërkurë, 29 Tetor, 2025
23:25
HomeKosovaPrishtinaLakrishtja pa ujë nga mengjesi, banorët anoken për reduktime të shpeshta e...

Lakrishtja pa ujë nga mengjesi, banorët anoken për reduktime të shpeshta e të gjata

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Banorët e lagjes Lakrishtë të Prishtinës nga orët e mëngjesit kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm.

Ujësjellësi rajonal Prishtina ka njoftuar se kjo lagje dhe disa rrugë tjera do të mbesin pa ujë për shkak të disa intervenimeve.

- Advertisement -

Banorët i kanë thënë Storm se ujësjellësi fillimisht u kishte thënë se furnizimi do të kthehej rreth orës 17:00, për të ndryshuar njoftimin për orën 19:00 ose pas orës 22:00.

Të njëjtit kanë bërë të ditur se nuk mbajnë mend të jenë përballur me reduktime të shpeshta dhe të gjata.

- Advertisement -

Sipas fotografive të dërguara nga banorët, shihen punëtorët e ujësjellësit duke punuar në sanimin e problemit.

 

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat