spot_img
E mërkurë, 29 Tetor, 2025
01:53
HomeKosovaLama: Kurti është deputet, jo më kryeministër - manipulimi i tij publik...

Lama: Kurti është deputet, jo më kryeministër – manipulimi i tij publik është i rrezikshëm

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-deputetja Alma Lama, ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe mënyrën se si u zhvillua seanca e Kuvendit, ku kryeministri në detyrë, Albin Kurti, prezantoi kabinetin qeveritar dhe raportoi për punën e qeverisë në detyrë.

Lama e quajti atë seancë një “spektakël absurd dhe të kotë teatral”, duke theksuar se Kurti u soll sikur të ishte ende në fund të mandatit të qeverisë, e jo në pozitën aktuale të deputetit.

- Advertisement -

“Seanca për propozimin e kabinetit qeveritar nga Kurti ishte një spektakël absurd, një teatër i kotë ku ai raportonte për punët e qeverisë sikur të ishte në fund të mandatit. Të paktën, po të kishte prezantuar një program qeveritar të ri, do të kishte kuptim. Por ai as këtë nuk e bëri. Ishte vërtet një tallje, si me deputetët, ashtu edhe me votuesit,” deklaroi Lama në emisionin Kosova Live në T7.

Sipas saj, Kurti ka vështirësi ta pranojë që nuk është më kryeministër legjitim dhe se qeveria e tij nuk gëzon më asnjë formë legjitimiteti politik.

- Advertisement -

Zotëri Kurti e ka të vështirë ta pranojë se tashmë është deputet, jo kryeministër. Qeveria e tij nuk ka legjitimitet, por ai po përpiqet të krijojë një ndjenjë vazhdimësie që nuk ekziston,” shtoi ish-deputetja.

Lama gjithashtu kritikoi deklaratat e Kurtit në konferencën e djeshme, ku ai tha se do të shohë “si do ta procedojnë buxhetin”, duke e cilësuar këtë si një formë manipulimi publik shumë të rrezikshëm.

“Madje dje në konferencë tha ‘le të shohim si do ta procedojmë buxhetin‘. Ky lloj manipulimi publik është shumë i rrezikshëm”, shtoj Lama.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat