spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
11:18
HomeSportLamine Yamal lojtari më i ri që ka shënuar në ‘El Clasico’...

Lamine Yamal lojtari më i ri që ka shënuar në ‘El Clasico’ ndaj Realit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Vetëm një vit më parë, më 28 tetor 2023, Lamine Yamal u bë lojtari më i ri që luajti në një ‘El Clasico’: ai ishte 16 vjeç e 107 ditë.

Mbrëmë, anësori katalanas bëri një tjetër hap në rrugën e tij triumfale: ai u bë më i riu që shënoi gol në një ndeshje mes Barcelonës dhe Real Madridit, është vetëm 17 vjeç e 106 ditë!

- Advertisement -

Një nga faktet e shumta që do të mbetet përgjithmonë në histori, pas ndeshjes së fituar nga Blaugrana në mbrëmje kundër ‘los blancos’ të Ancelottit, të cilët u shtangën me rezultatin 4-0 në shtëpi.

Pra ‘mbretërve të Madridit’ nuk u kryen punë as lojtarët milonësh.

- Advertisement -

Legjenda e katalunasve, polaku, Robert Leëandoëski e hapi serinë, me dy gola; një në minutën e 54 dhe 56.

Lamine Yamal shënoi në minutën e 77-të, kurse katërshja e golave, u përmbyll nga Raphael Dias Belolli në minutën e 84.

Skuadra e Flick-ut e zgjeron epërsinë e saj drejt kreut, tani në +6 ndaj rivalëve të tyre të të gjitha kohërave, veçanërisht pasi dërgoi një mesazh të fortë dhe të qartë fuqie, në Spanjë dhe më gjerë.

 

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat