spot_img
E shtunë, 11 Prill, 2026
23:54
HomeKosovaLansohet fushata “Festo me zemër, jo me armë!”

Lansohet fushata “Festo me zemër, jo me armë!”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministria e Punëve të Brendshme ka lansuar sot fushatën ndërgjegjësuese kundër të shtënave festive.

Në këtë konferencë morën pjesë, zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme dhe kryesuesi i Komisionit për Armë të Vogla dhe të Lehta, Blerim Gashani, i cili theksoi se kjo fushatë synon të parandalojë keqpërdorimin e armëve të zjarrit e të forcojë bashkëpunimin ndërmjet qytetarëve, të ndalojë gjuajtjet festive dhe të krijojë një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

- Advertisement -

Po ashtu, në këtë konferencë morë pjesë përfaqësuesi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Peter Vallaste, përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP në Kosovë, Nuno Queiros, drejtori i Departamenti të Rendit Publik në Policinë e Kosovës, Arbnesh Ajvazi, përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare, përfaqësues të medias, të bashkësive fetare, etj.

Zëvendësministri në detyrë Blerim Gashani, vuri në dukje se në aspektin e parandalimit, përveç rolit kryesor të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe agjencive të saj përkatëse, është i domosdoshëm edhe angazhimi i fuqishëm i aktorëve të tjerë institucionalë, shoqërisë civile, mediave dhe vetë qytetarëve. Vetëm përmes bashkëpunimit të ngushtë dhe qasjeve të koordinuara mund të shmangim pasojat e rënda që sjell posedimi i armëve të paligjshme dhe veprimet kriminale.

- Advertisement -

“Misioni ynë, i përkushtimit të përditshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe agjencive të saj, është ndërtuar mbi parimin e bashkëpunimit të ngushtë dhe të pandashëm me qytetarët. Qëllimi ynë është ngritja e vazhdueshme e nivelit të sigurisë në Republikën e Kosovës, duke garantuar jo vetëm rendin dhe qetësinë publike, por edhe përmirësimin e cilësisë së jetës për të gjithë qytetarët tanë”, tha Gashani, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Në hapje të kësaj fushate folën edhe përfaqësuesi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Peter Vallaste, si dhe Drejtori i Departamentit të Rendit Publik të Policisë së Kosovës, Arbnesh Ajvazi.

Qëllimi kryesor i kësaj  fushate është ngritja e vetëdijes kolektive,  ndërgjegjësimi lidhur me pasojat nga keqpërdorimi i armëve, rreziqet që sjellin armët e zjarrit për popullatën në përgjithësi, mundësinë e parandalimit të lëndimeve dhe fataliteteve me armë zjarri gjatë ahengjeve dhe ngjarjeve festive.

“Kjo fushatë është vazhdimësi e vitit të kaluar, ku Ministria e Punëve të Brendshme ka për synim ngritjen e sigurisë për të gjithë qytetarët e republikës së Kosovës. Bazuar në të dhënat zyrtare, numri i rasteve të raportuara nga ana e qytetarëve në Policinë e Kosovës për përdorim të armëve gjatë ahengjeve familjare, është rritur për 40% më shumë në krahasim me vitin e kaluar”, thuhet tutje në njoftim.

Fushata vetëdijesuese  “Festo me zemër, jo me armë”, mbështetet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, përmes përkrahjes financiare nga Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Suedia, Holanda dhe Norvegjia, si  dhe mbështetur nga Bashkimi Evropian përmes fondit të mirëbesimit MPTF.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat