spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
14:57
HomeShëndetiLargoni kokëdhimbjen me këto mënyra të thjeshta

Largoni kokëdhimbjen me këto mënyra të thjeshta

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Dhimbja e kokës padyshim se është problematike, por jo gjithmonë situata konsiderohet serioze.

Ekzistojnë mënyra apo forma që mund ta largoni dhimbjen, pa përdorur barna apo terapi mjekësore, thuhet në artikullin e WebMD.

- Advertisement -

Pini lëngje – “WebMD” rekomandon që kur keni dhimbje të zakonshme koke të shikoni nëse jeni hidratuar mirë.

Pini shumë lëngje, pasi trupi juaj përbëhet kryesisht nga lëngjet dhe kur humbni më shumë sesa pini, mund të dehidratoheni.

- Advertisement -

Kjo bën që indet e trupit tuaj të tkurren, përfshirë trurin, që ushtron presion mbi nervat dhe ju japin dhimbje koke. Pos ujit, provoni të pini çaj ose pije të ndryshme që ju ndikojnë të rritni dozën e lëngjeve në trup.

Hani diçka – Dhimbja e kokës mund të shkaktohet edhe nga uria. Hani ndonjë ushqim të pasur me proteina apo karbohidrate, pasi dhimbja e kokës mund të jetë shkaktuar nga mungesa e tyre. Disa vakte të vogla mund të kalojnë këtë shqetësim.

Merrni pak kafeinë – Pini pak çaj apo kafe, pasi mund të ndikojë në uljen e dhimbjes së kokës. Kafeina, që gjendet në çaj dhe kafe, ndikon si qetësues pa recetë, por siguroheni të mos pini shumë pasi në vete kafeina mund ta rrisë dhimbjen e kokës.

Masazhoni kokën – Provoni t’i bëni masazh kokës, ballit, qafës dhe pjesëve të buta, duke mundësuar lehtësimin e dhimbjes së kokës nga tensioni. Një masazh i lehtë do të ndikonte që dhimbja e kokës të largohej, e sidomos nëse dhimbja është shkaktuar nga ndonjë stres i tepërt.

Rekomandohet që të provoni të flini, pasi dhimbja e kokës në disa raste hiqet edhe me gjumë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat