spot_img
E diel, 12 Prill, 2026
03:33
HomeKosovaLDK dorëzon lëndën në Gjykatën Kushtetuese

LDK dorëzon lëndën në Gjykatën Kushtetuese

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Lidhja Demokratike e Kosovës dorëzoi lëndën në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, në lidhje me zhvillimet e fundit institucionale që, sipas këtij subjekti politik, përbëjnë shkelje të rendit kushtetues dhe parimeve demokratike.

Kjo parti i është drejtuar me pyetje kësaj gjykate lidhur me çështjen e Komisionit për votimin e fshehtë për të parin e kuvendit.

- Advertisement -

Shkëmb Manaj nga LDK-ja tha se pret që Gjykata Kushtetuese të vendosë sa më parë për këtë lëndë.

“Rregullorja e Punës e Kuvendit e ka të përcaktuar qartë se procedura nuk mund të ndryshojë. Duhet të vazhdojë votimi i hapur dhe të konstituohet Kuvendit, të zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit”, tha Manaj.

- Advertisement -

Ai ka kërkuar që “të mos shkelet më rendi i ditës nga kryesuesi i seancës Avni Dehari”.

“Gjykata e ka përcaktuar që rendi i ditës duhet të respektohet dhe të gjitha praktikat si më herët. Kushtetuta është shkelur edhe pas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe njëra ndër pikat e lëndës ka qenë që të mos shkelet më rendi i ditës nga kryesuesi i seancës Avni Dehari”, ka thënë Manaj.

 

 

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat