spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
08:02
HomeEkonomiLDK dorëzon në ZRrE kërkesën për anulimin e rritjes së çmimit të...

LDK dorëzon në ZRrE kërkesën për anulimin e rritjes së çmimit të rrymës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të mbështetur edhe nga deputetë të tjerë, kanë dorëzuar sot zyrtarisht në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRrE) një kërkesë për anulimin ose shtyrjen e vendimit që parasheh largimin e rreth 1300 bizneseve nga tregu i rregulluar i energjisë elektrike dhe rritjen e çmimeve për konsumatorët familjarë.

Kërkesa, e cila është nënshkruar nga 30 deputetë, është dorëzuar nga nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, dhe anëtari i kryesisë së partisë, Visar Azemi.

- Advertisement -

Në dokumentin zyrtar janë shtruar katër kërkesa kryesore:

Anulimi ose shtyrja për së paku një vit e vendimit për liberalizimin e tregut për bizneset, në mënyrë që të mundësohet një përgatitje reale dhe funksionale e tregut.

- Advertisement -

Zhvillimi i konsultimeve publike dhe transparente për çdo vendim me ndikim të madh, duke përfshirë edhe tarifat e energjisë, në përputhje me ligjin.

Dorëzimi i një analize të plotë në Kuvend lidhur me vendimin për liberalizim të tregut, menjëherë pas konstituimit të tij.

Anulimi i vendimit për rritjen e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë dhe angazhimi për të gjetur alternativa që nuk rëndojnë qytetarët.

Deputetët e LDK-së kanë theksuar se, në mungesë të një tregu funksional dhe konkurrues, vendimi për largimin e bizneseve nga tregu i rregulluar do të sjellë pasoja të rënda për ekonominë dhe do të përbëjë shkelje të interesit publik.

Sipas tyre, kjo iniciativë është një hap i domosdoshëm për të mbrojtur interesin e qytetarëve dhe bizneseve në një periudhë të ndjeshme ekonomike. Ata paralajmërojnë se do të ndërmarrin edhe veprime të tjera, posa të themelohen institucionet e reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, të cilat aktualisht janë bllokuar nga Lëvizja Vetëvendosje si partia fituese.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat