spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
18:42
HomeKosovaDrejtësiaLDK i drejtohet sot gjykatës

LDK i drejtohet sot gjykatës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se sot do të dorëzojë në Prokurorinë Speciale të Kosovës vendimin e sotëm të Gjykatës Supreme lidhur me çështjen e arkave fiskale.

“Në orën 11:30, Lidhja Demokratike e Kosovës dorëzon në Prokurorinë Speciale, vendimin e sotëm të Gjykatës Supreme. E dorëzojmë këtë vendim si dëshmi në 17 kallëzimet penale që i kemi ngritur paraprakisht më datën 8 maj 2025,” thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Ky vendim i Gjykatës Supreme vjen pasi ka shfuqizuar udhëzimin administrativ të lëshuar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, me të cilin ishin pezulluar për 60 ditë shitjet dhe abonimet e arkave fiskale.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat