spot_img
E premte, 10 Prill, 2026
20:51
HomeKosovaLDK-ja shpalos të enjten planin 15-pikësh lidhur me qeverinë e tranzicionit

LDK-ja shpalos të enjten planin 15-pikësh lidhur me qeverinë e tranzicionit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se të enjten LDK-ja do të shpalosë një plan prej 15 pikash lidhur me qeverinë e tranzicionit.

Ajo ka thënë se LDK-ja ka ardhur me këtë propozim pasi e di që institucionet e shtetit duhet të ruhen.

- Advertisement -

“Kjo është një kosto tepër e lartë për qytetarët e Kosovës për funksionimin tonë si demokraci dhe që e cenon demokracinë tonë. Partia e parë nuk sheh ndonjë urgjencë, sepse ka qëllim final që të mos e lëshojë as ekzekutivin. Ata po arrijnë që të marrin vendime antikushtetuse dhe antiligjore. Sa i përket qeverisë gjithëpërfshirëse nesër LDK-ja do të shpalos një plan prej 15 pikash, ku do të elaborohen pika të këtij plani qeverisës”, ka thënë Lushaku-Sadriu.

Ka përmendur edhe ndalimin e ish-zyrtarit policor në Serbi, teksa u ka bërë thirrje institucioneve që t’i marrin veprimet e menjëhershme që ai të lirohet.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat