Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka qenë në takim te presidentja Vjosa Osmani.
Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë për Express se Abdixhiku ka paraqitur qëndrimet e kësaj partie karshi zhvillimeve të fundit.
“Po ka qenë në takim, në lidhje me zhvillimet e fundit për të paraqitur qëndrimet e LDK-së”, tha ai.
Sot, Vetëvendosje ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ku ka votuar për propozimin e Glauk Konjufcës si mandatar të dytë për formimin e qeverisë.
Osmani ka kohë deri nesër të vendosë nëse do ta mandatojë edhe një emër tjetër apo do ta çojë vendin në zgjedhje.



